Çeku: Detyra ime primare mbetet posti i ministrit në detyrë, kandidatura për Prishtinën është në fazën fillestare

Aktuale

Çeku: Detyra ime primare mbetet posti i ministrit në detyrë, kandidatura për Prishtinën është në fazën fillestare

Më: 25 qershor 2025 Në ora: 13:39
Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku

Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, i cili është gjithashtu kandidat për Kryetar të Komunës së Prishtinës, ka deklaruar se përkushtimi i tij aktual mbetet në detyrën si ministër.

Sa i përket kandidaturës për të parin e Prishtinës, Çeku tha se tani është në fazën fillestare. ndërsa kandidatura është ende në hapat e parë.

“Detyra ime primare është që të shërbejë si ministër në detyrë. Ne jemi në fazën krejt fillestare të shpalljes së kandidaturës për Komunën e Prishtinës.

Zgjedhjet janë më 12 tetor. Fushata fillon një muaj para. Jemi vetëm në fazën fillestare. Unë vazhdoj të kryej detyrat e mia të përditshme në Ministrinë e Kulturës,” tha Çeku për mediat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat