Politikani serb Aleksandar Arsenijeviq vozitë veturën e “terroristit të Banjskës”

Aktuale

Politikani serb Aleksandar Arsenijeviq vozitë veturën e “terroristit të Banjskës”

Më: 25 qershor 2025 Në ora: 20:48
Aleksandar Arsenijeviq

Tash e tre ditë politikani serb i veriut të Kosovës, Aleksandar Arsenijeviç nuk është dorëzuar tek organet e drejtësisë.

Në një pronë të tij, u gjet një arsenal armësh.Institucionet e sigurisë së Kosovës, kanë dyshime të bazuara se Arsenijeviç ka lidhje me grupe kriminale serbe.

Në pistën e hetimeve, është edhe pronësia e veturës të cilën prej disa kohësh e ka në posedim Arsenijeviç.

Media ka siguruar dokumentin e regjistrimit të kësaj veture të tipit “Passat”.

Aty shihet se pronar i veturës është i akuzuari për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, Nemanja Radivojeviq, me nofkën “Gandi”.

Me këtë veturë, Arsenijeviq është ndaluar shumë herë nga Policia e Kosovës.

Madje, media ka siguruar edhe një gjobë e cila i ishte shqiptuar Arsenijeviqit për mungesë te patent shoferit, duke e vozitur veturën e Radivojeviqit, i cili prej 24 shtatorit 2023, eshtë i pakapshëm për organet e rendit.

Per këtë çështje, media ia ka dërguar disa pyetje Arsenijeviqit.

I njëjti, i ka dërguar disa përgjigje, të cilat më pas i ka fshirë, duke e konsideruar raportimin si “gazetari joprofesionale”

Në anën tjetër, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i pyetur nga Tevël për këtë rast, ka thënë se i njejti sipas dëshmive, dyshohet se ka lidhje me grupe kriminale.

“Është pjesë e hetimeve gjithëpërfshirëse. Është e qartë se janë grupe të ndryshme të cilat janë herë janë marrë me krim e herë me terrorizëm. Ky ka tentuar të krijojë një imazh të një opozitari. Realisht faktet tregojnë që është i përfshirë në aktivitete kriminale terroriste dhe duhet sa më parë të përgjigjet para ligjit, duke u dorëzuar. Nuk e kam fjalën vetëm për këtë, por edhe më gjerë. Ai është i dyshuar”, ka thënë Sveçla

E zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë se Aleksandar Arsenijeviq duhet të dorëzohet sa më parë për të dëshmuar për veprën penale me te cilën ngarkohet aktualisht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat