Kurti deklarohet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese - Fton liderët politikë për konstituimin e Kuvendit

Aktuale

Kurti deklarohet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese - Fton liderët politikë për konstituimin e Kuvendit

Nga: M.H. Më: 27 qershor 2025 Në ora: 10:05
Albin Kurti

Pas vendimi të Gjykatës Kushtetuese përmes një postimi në Facebook ka shkruar kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Kurti thekson rëndësinë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili përcakton se përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit i takon të gjithë deputetëve, jo vetëm subjektit fitues.

Ai e interpreton këtë si një thirrje për bashkëpërgjegjësi të gjithë spektrit politik në këtë process, përcjell “Bota sot”.

Kurti nënvizon se, në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe përfaqësues i grupit më të madh parlamentar nga zgjedhjet e fundit, ka ndërmarrë një hap konkret për të nxitur dialogun politik. Ai ka ftuar të gjithë liderët e partive të përfaqësuara në Kuvend për një takim të përbashkët.

Qëllimi i kësaj ftese, sipas Kurtit, është arritja e një konsensusi për të konstituuar Kuvendin dhe për të tejkaluar bllokadën institucionale.

Postimi i plotë

Aktgjykimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese thekson qartë se obligimi për ta konstituuar Kuvendin është obligim i të gjithë deputetëve dhe jo vetëm i subjektit të parë. Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe në emër të grupit më të madh parlamentar të dalur nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, sot u jam drejtuar të gjithë krerëve të subjekteve të përfaqësuara në legjislaturën e nëntë, me ftesë për takim të përbashkët të shtunën (nesër) në orën 16:00, në përpjekje të radhës në funksion të konsensusit për konstituim të Kuvendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat