​Dy komandantë të KFOR-it takojnë Hetemin, rikonfirmojnë përkushtimin për mjedis të sigurtë

Aktuale

​Dy komandantë të KFOR-it takojnë Hetemin, rikonfirmojnë përkushtimin për mjedis të sigurtë

Më: 27 qershor 2025 Në ora: 19:35
Foto nga takimi

Komandanti i Komandës Rajonale të KFOR-it Lindje, Kol. Peter Helzer, i shoqëruar nga pasardhësi i tij i caktuar, kol. Jonathan Lloyd, kanë takuar Lulzim Hetemi, kryetar i komunës së Leposaviqit.

Sipas njoftimit, gjatë takimit, të dy komandantët rikonfirmuan angazhimin e vazhdueshëm të RC-E për ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë.

“Angazhimet e tilla janë pjesë e rregullt e aktivitetit të KFOR-it, duke u ofruar komandantëve mirëkuptim të drejtpërdrejtë të dinamikës lokale, duke promovuar transparencën dhe besimin e ndërsjellë.

Politikisht neutrale dhe të përqendruara në komunitet, këto ndërveprime rrisin ndërgjegjësimin e KFOR-it dhe forcojnë aftësinë e tij për të kryer misionin e tij në mënyrë efektive”, thuhet në njoftimin e KFOR.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat