Dalin fotografitë nga konsultimet e sotme të Deharit me liderë të partive politike

Aktuale

Dalin fotografitë nga konsultimet e sotme të Deharit me liderë të partive politike

Më: 27 qershor 2025 Në ora: 21:52
Pamje nga takimi

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk ishte pjesë në takimin konsultativ me partitë politike që ka thirrur kryesuesi i seancës, Avni Dehari, para nisjes së seancës së 38-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. 

Ky takim me liderët e partive politike para nisjes së seancës ishte thirrur nga Dehari si rezultat i situatës së re që ka krijuar vendimi i Gjykaëts Kushtetuese të Kosovës, e që obligon partitë për zgjidhje brenda 30 ditëve. 

Në fotografitë e publikuara, shihet që aty kanë qenë të gjithë krerët e partive politike si Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku e Ramush Haradinaj, dhe shumë përfaqësues të tjerë të partive politike. 

Image
Pamje nga takimi

Vetë Kurti ka thirrur një takim me liderët e partive politike për të shtunën, për të diskutuar rrugën përpara pas vendimit të Kushtetueses. 

Në këtë takim do të marrin pjesë të gjitha partitë politike me përfaqësuesit e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat