Anulohen dy seancat e kësaj jave ndaj Naim Murselit për vrasjen e Liridona Ademajt

Aktuale

Anulohen dy seancat e kësaj jave ndaj Naim Murselit për vrasjen e Liridona Ademajt

Më: 2 korrik 2025 Në ora: 09:12
Naim Murseli

U anuluan dy seancat e kësaj jave ndaj Naim Murselit për vrasjen e Liridona Ademajt, të parapara të mbaheshin më 2 dhe 9 korrik. Instituti i Psikiatrisë Forenzike kërkoi kohë shtesë për ekzaminimin psikiatrik.

Ndërkohë, lajmin e konfirmoi gjykatësja Fatime Dermaku.

“Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka kërkuar kohë shtesë për ekspertim.

Trupi gjykues ka vendosur të zgjasë afatin për ekspertimin e të akuzuarit Naim Murseli”, tha për “Betimi për Drejtësi” gjykatësja Dermaku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat