Nis takimi Osmani-Krasniqi

Aktuale

Nis takimi Osmani-Krasniqi

Më: 2 korrik 2025 Në ora: 13:45
Foto nga takimi

Ka nisur takimi mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi.

Para të parit të PDK-së, e para e shtetit priti kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, me të cilin ka biseduar rreth bllokadës në Kuvend.

Pasi takimi përfundoi, kreu i LVV-së deklaroi para mediave se do të bëjnë çmos, që siç u shpreh ai, me frymën e bashkëpunimit të arrihet një gjë e tillë.

“Posa e përfunduam takimin me presidenten Osmani lidhur me konstituimin e Kuvendit të Republikës në dritën e aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, afatet po rrjedhin, në javën e fundit të korrikut, duhet që ta kemi konstituimin, do të bëjmë çmos që në frymën e bashkëpunimit, me konsultime konstruktive dhe gjithashtu me idenë e konsesusit apo kompromisit ta realizojmë këtë gjë, në mënyrë që pastaj të kalojmë tek formimi i qeverisë së re, që i përgjigjet Kuvendit të ri të Republikës”.

“Diskutuam gjerë e gjatë, i përmendem të gjitha elementet përbërëse dhe tash presidentja do të ketë takime edhe me përfaqësuesit e partive të tjera politike e mbase në fund do të mund të shohim a kemi bërë përparim, sa kemi bërë përparim dhe sa është i mjaftueshëm një përparim i tillë”, tha Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat