Afati 30 ditor, Peci pas takimit me Osmanin: Paqartësi dhe sfida në parashikim

Aktuale

Afati 30 ditor, Peci pas takimit me Osmanin: Paqartësi dhe sfida në parashikim

Më: 3 korrik 2025 Në ora: 07:37 Përditësuar në ora: 10:15 më 03.07.2025
Foto nga takimi

Osmani e pret edhe Rashiqin në zyre

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në vazhdën e diskutimeve me liderët e partive politike, tashmë ka pritur në takim edhe kryetarin e partisë “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”, Nenad Rashiq.

Paraprakisht, ajo takoi edhe kryetarin e Guxo, Faton Peci.

Ndryshe, Kosova është pa institucione të reja edhe katër muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Kjo pasi deputetët kanë dështuar ta konstituojnë Kuvendin në 40 herë sa është tentuar.

Afati 30 ditor, Peci pas takimit me Osmanin: Ka paqartësi, s’është lehtë e parashikueshme

Afati 30 ditor, Peci pas takimit me Osmanin: Ka paqartësi, s’është lehtë e parashikueshme

Faton Peci është deklaruar pas takimit me presidenten Vjosa Osmani lidhur me bllokadën në Kuvend, duke thënë se ka paqartësi se çfarë do të ndodh pasi të kalon afati 30 ditor për konstituimin e parlamentit.

I njëjti ka thënë se kjo çështja nuk është lehtë e parashikueshme se cilat do të jenë konsekuencat.

‘‘E vërteta është se tash jemi bë të gjithë ekspertë të interpretimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, po them ekspertë në thonjëza, çështja është që ka paqartësi se cili do të jetë veprimi, dhe nuk është lehtë i parashikueshëm se cilat do të jenë konsekuencat. Dhe në një rrethanë të tillë ekziston mundësia që edhe presidentja ti drejtohet Kushtetueses për të qartësuar tutje se çka ka dashtë në momentin kur e ka vendos afatin prej 30 ditësh’’, ka thënë ai.

Po ashtu, ai ka thënë edhe se pozita e kryetarit të kuvendit i takon VV-së,

‘‘Vullneti i qytetarëve ka qenë tepër i qartë, VV dhe partnerët e saj e kanë të garantuar vetëm një pozicion, ai pozicion është kryetari i Kuvendi. Çdo tentativë tjetër është përpjekje me blloku vendin’’, ka deklaruar ai.

Pos këtyre, ai ka bërë apel të partitë e ishp-opozitës, që, siç ka thënë ai, t’i thërrasin arsyes e mendjes së shëndosh.

‘‘E shfrytëzoj rastin me i bë apel të gjithë partive politike, t’i thirrin arsyes, mendjes së shëndosh edhe të mundësojnë zgjedhjen dhe konstituimin e Kuvendit. Për shkak se vetëm kjo është mundësia qysh ne ta kemi një qeveri për 15 ditë, e në rast se ne nuk mundemi, do ti jepet mundësia të tjerëve’’, ka thënë ai.

Osmani sot takon Pecin dhe liderët tjerë të partive më të vogla parlamentare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka ftuar në takim edhe bashkëkryetarin e partisë Guxo, Faton Pecin.

Këtë e ka bërë të ditur dje Peci në një intervistë në emisionin “DPT te Fidani”.

Ai njoftoi se e ka konfirmuar takimin i cili do të ndodh sot me fillim nga ora 09:00.

“Më kontaktuan dhe më thanë se është një kërkesë e presidentes që të takohemi në ora 09:00 dhe e konfirmova”, u shpreh tutje Peci.

Osmani sot do t’i takojë liderët e partive më vogla parlamentare, ndërsa dje ka takuar kryetarët e partive të mëdha, si Albin Kurtin, Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat