Miftaraj reagon ashpër ndaj ndërhyrjes së ‘dobët’ të policëve ndaj 27 vjeçarit: Ai vdiq në dorë të shtetit!

Aktuale

Miftaraj reagon ashpër ndaj ndërhyrjes së ‘dobët’ të policëve ndaj 27 vjeçarit: Ai vdiq në dorë të shtetit!

Nga: M.H. Më: 7 korrik 2025 Në ora: 20:26
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me ngjarjen e trishtë të 27 vjeçarit.

Miftaraj po e ngre alarmin për një rast shumë të rëndë ku një i ri 27-vjeçar vdiq teksa ishte në duart e pesë policëve, duke lënë të kuptohet se ka pasur pakujdesi të madhe dhe mungesë profesionalizmi.

Ai thotë se shteti – nga ministri e deri te kryeministri – duhet t’i dalë përpara publikut dhe të japë llogari për atë që ka ndodhur, përcjell “Bota sot”.

Në fund, e hedh edhe një kritikë të drejtpërdrejtë ndaj politikave të reja të rekrutimit në polici, duke sugjeruar se po e dëmtojnë seriozisht cilësinë dhe sigurinë që dikur e ka bërë Policinë e Kosovës shembull për rajonin.

Postimi i plotë

Sot një djalë i ri 27-vjeçar vdiq në duar të pesë policëve.

Mënyra se si pesë policë e menaxhuan këtë situatë, më së paku mund të quhet pakujdesi dhe amatorizëm i skajshëm.

27-vjeçari vdiq në dorë të shtetit.

Shteti, përmes Ministrit të Punëve të Brendshme, Drejtorit të Policisë, po edhe vetë Kryeministrit, do duhej të sqaronin për publikun këtë situatë sonte.

Pesë policët a e kishin trajnimin profesional të duhur për të menaxhuar situata të tilla?

Pse në vitet e fundit po ndodhin skandale dhe dhunim të drejtave të qytetarëve nga policë të caktuar?

A është kjo si rezultat i politikave të reja të LVV-së që policët e rinj nga shkollat e mesme të bëhen policë me një trajnim prej vetëm 12 javësh?

A ka ndonjë politikë apo strategji të adresohet ky fenomen?

Në këto vite, sa policë të rinj i kemi në rrugët e Kosovës me trajnim 12-javor?

Kosova gjithmonë është krenuar me policinë sepse ka qenë një forcë ndër më të përgatiturat dhe më profesionalet, jo vetëm në rajon por edhe në krahasim me shtete të BE-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat