Inspektorati Farmaceutik konfiskon barna në veri me banderola të Serbisë

Aktuale

Inspektorati Farmaceutik konfiskon barna në veri me banderola të Serbisë

Më: 8 korrik 2025 Në ora: 17:25
Inspektorati Farmaceutik konfiskon barna në veri me banderola të Serbisë

Në kuadër të aksioneve të vazhdueshme për ta ruajtur shëndetin e qytetarëve, Inspektorati Farmaceutik zhvilloi aktivitet inspektues në barnatore private në Komunën e Mitrovicës veriore.

Gjatë inspektimit u hasën sasi e madhe e produkteve medicinale të paautorizuara për tregun vendas. Produktet e gjetura ishin të pajisura me banderolë të Serbisë, ose të Maqedonisë ose dhe pa banderolë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në njërën nga barnatoret e qytetit u hasën edhe produkte medicinale me banderolë të kuqe që janë të dedikuara për sektorin publik të shëndetësisë dhe janë falas për qytetarët apo janë të dhuruara si donacione për Spitalin e Mitrovicës Veriore. Sipas kësaj ministrie, të njëjtat janë keqpërdorur duke u dërguar në barnatore private për t'u shitur.

“Të gjitha produktet medicinale të paautorizuara u konfiskuan nga ana e inspektoratit dhe ditëve në vazhdim do të vazhdohen me procedurat e rregullta”, thuhet në njoftim.

MSh iu bënë thirrje qytetarëve të sinjalizojnë në çdo kohë në inspektoratet tona për çdo parregullsi që venë re.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat