‘Shihe si i reziston policisë’ / Berisha: Klienti im i hedh ujë sepse mendoi se i ra të fikët

Aktuale

‘Shihe si i reziston policisë’ / Berisha: Klienti im i hedh ujë sepse mendoi se i ra të fikët

Më: 10 korrik 2025 Në ora: 06:33
Besnik Berisha

Avokati Besnik Berisha, përfaqësues ligjor i njërit prej pesë zyrtarëve policorë të përfshirë në rastin tragjik në Lipjan, ku vdiq 27-vjeçari, ka treguar se çfarë deklaroi klienti i tij.

Berisha deklaroi se klienti i tij i kishte hedhur ujë Agonit pasi kishte menduar se i kishte rënë të fikët.

“Është pikërisht klienti im, i cili thotë e pash që u zbeh dhe i hodha ujë, mendova që i ra të fiktë edhe e lëviza”, ka thënë Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat