Avokati Berisha: Agoni i ka tri lloje gjakderdhjesh, nuk e ngufatë polici

Aktuale

Avokati Berisha: Agoni i ka tri lloje gjakderdhjesh, nuk e ngufatë polici

Më: 10 korrik 2025 Në ora: 18:57
Besnik Berisha

Besnik Berisha, avokat i njërit nga pesë policët e arrestuar në rastin e Agon Zejnullahut, ka thënë se dyshohet që i ndjeri ka pasur së paku tri gjakderdhje.

Ai ka thënë se nuk bëhet fjalë për ngulfatje nga Policia.

“Por dyshohet që ka pasur edhe gjakderdhje celebrale. Po ta them këtë ty këtu, unë ta them ekskluzivisht, trupin e tij ke tri gjakderdhje konstatune, gjakderdhje cerebrale, pulmonare, kardiake.

Unë po ta them ty këtu, a kam informacion a po qes fall  le të mbetet në emision”, ka thënë ai. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat