Gërvalla takohet me homologun e saj nga Maqedonia e Veriut

Aktuale

Gërvalla takohet me homologun e saj nga Maqedonia e Veriut

Më: 12 korrik 2025 Në ora: 18:39
Foto nga takimi

Ministrja në detyrë për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla, zhvilloi sot një takim bilateral me Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timco Mucunski në kuadër të Forumit të Dubrovnikut 2025.

Gjatë takimit, u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha me rëndësi strategjike, përfshirë infrastrukturën ndërkufitare dhe avancimin e projekteve të përbashkëta.

Dy ministrat vlerësuan rëndësinë e bashkëpunimit në kuadër të organizatave rajonale.

Si dhe ri-konfirmuan përkushtimin e dy vendeve ndaj integrimit në BE.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat