Gjykata e Apelit e ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan me të cilin i ishte caktuar masa e paraburgimit pesë zyrtarëve policorë Ibrahim Nela, Albian Ratkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri të dyshuar për vrasje nga pakujdesia të 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu teksa po e arrestonin para disa javësh.
Kjo gjykatë ka vendosur që çështjen e paraburgimit ta kthejë në rivendosje. Kështu njoftoi Gjykata e Apelit më 21.07.2025.
“Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar ankesat e mbrojtësve së të pandehurve I.N., A.R., A.K., L.Rr. dhe E.B., si dhe sipas detyrës zyrtare ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Dega në Lipjan – Departamenti i Përgjithshëm, PPr.nr.41/2025, të datës 09.07.2025, duke e kthyer çështjen në rigjykim.” – thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.
“Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti i Përgjithshëm, i ka aprovuar ankesat e mbrojtësve së të pandehurve I.N., A.R., A.K., L.Rr. dhe E.B., si dhe sipas detyrës zyrtare ka anuluar aktvendimin e lartcekur, duke e kthyer çështjen në rigjykim. Kolegji gjykues ka konstatuar se aktvendimi i ankimuar përmban shkelje të dispozitave të procedurës penale të cilat kushtëzojnë anulimin e tij. – thuhet tutje në njoftim të Gjykatës së Apelit.
Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Lipjan, me aktvendimin të datës 09.07.2025, të pandehurve Ibrahim Nela, Albian Ratkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri u kishte caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale vrasje nga pakujdesia.
Sipas dosjes së Prokurorisë, më 07.07.2025, rreth orës 00:10, në rrugën “Hajredin Bajrami”, në Lipjan, të pandehurit duke vepruar nga pakujdesia, në bashkëkryerje, e privojnë nga jeta nga pakujdesia tani të ndjerin Agon Zejnullahu.
Prokuroria pretendon se pasi që njoftohen se një qytetar është duke bërë veprime të pakontrolluara, e po ashtu është duke sulmuar kalimtarët e rastit por edhe veturat në lëvizje, me të mbërritur në lokacion zyrtarët policorë e hasin tani të ndjerin.
Apeli e kthen në rivendosje çështjen e paraburgimit kundër pesë zyrtarëve policorë në Lipjan

Në dosje thuhet se tani i ndjeri pasi që i vëren zyrtarët policorë duke vrapuar afrohet te vetura e Policisë, e cila ishte në lëvizje dhe në një moment ai rrëzohet përtokë ndërsa vetura e Policisë vazhdon lëvizjen për afër 20 metra dhe parkohet.
Sipas dosjes, tutje qytetari Agon Zejnullahu ngrihet në këmbë duke pasur ekuilibër të çrregullt dhe vrapon në drejtim të zyrtarit policor, Albian Retkoceri, i cili përdor “sprej”-in lotsjellës ndaj tani të ndjerit. Ky i fundit më pas futet në ulësen e shoferit në veturën e modelit VË Golf 7, e cila ishte e ndalur në vend të ngjarjes.
Tutje thuhet se në vend të ngjarjes kanë prezantuar edhe të dyshuarit – zyrtarët policorë Artidon Konxheli dhe Liridon Rrahmani, të cilët kishin qenë në detyrë zyrtare si dhe i dyshuari – zyrtari policor, Endrit Beqiri, i cili kishte qenë jashtë detyrës zyrtare dhe kalimtar rasti.
“Agon Zejnullahu, ne disa momente tenton të dal nga vetura mirëpo e qetëson qytetari G.B. (vozitësi i veturës VË Golf 7), mirëpo në një moment i njëjti arrin ta hap derën e veturës dhe del nga vetura duke tentuar të ju shmanget zyrtarëve policor, mirëpo aty ndërhyn rreshter Ibrahim Nela, i cili e kap për krahun e majtë qytetarin dhe i njëjti rrezohet në toke që dyshohet të bie me kokë nga ana e majtë, e me pas zyrtarët policor intervenojnë duke tentuar ta prangosin dhe vendosen mbi trupin e qytetarit ku rreshteri qëndron ne anën e majtë të qytetarit tek këmbët e tij, ku me duar i mban këmbët, po ashtu ne anën e majtë të qytetarit në afërsi të regjionit të shpinës ndodhet zyrtari policor Liridon Rahmani i cili kishte veshur jelekun reflektues dhe se bashku me zyrtarin policor Albian Retkoceri, qe ndodhej në anën e djathtë të qytetarit kishin kapur dorën e majtë të tij duke tentuar t’i vendosin prangat, zyrtari policor Artidon Konxheli, kishte vendosur gjurin e tij në regjionin e shpinës në afërsi të qafës të qytetarit ndërsa dorën i kishte vendosur tek koka e tij, ndërsa zyrtari policor Endrit Beqiri, ju asiston kolegëve të tij duke e kapur dorën e djathtë të qytetarit për ta kthyer në pozicionin e prangosjes, ku për të mundësuar këtë Artidoni dhe Endriti ndërrojnë vendet ku Artidoni përsëri vendoset në pozitën para trupit të qytetarit dhe vendos gjurin e majtë të tij në regjionin e shpinës në afërsi të qafës ndërsa dorën e djathtë e vendos në regjionin e kokës, ku dyshohet se nga pakujdesia e tyre, qytetari Agon Zejnullahu kishte nderruar jetë gjatë arrestimit”- thuhet në dosje. Pesë zyrtarët policorë: Ibrahim Nela, Albian Ratkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri janë suspenduar dhe arrestuar.
Ngjarje tragjike ka ndodhur në minutat e para të datës 07.07.2025 në Lipjan.