Çka po ndodhë me vizat e punës gjermane, Kololli tregon të rejat e fundit

Aktuale

Çka po ndodhë me vizat e punës gjermane, Kololli tregon të rejat e fundit

Më: 21 korrik 2025 Në ora: 21:08
Afrim Kololli

Tash e disa vite me radhe, qytetarët e Kosovës përmes një ligji të miratuar nga qeveria gjermane më herët, kanë pasur mundësi që të pajisen me viza puna.

Pothuajse, çdo vit, ka ndryshuar forma e aplikimit për të siguruar një vizë pune. Sigurisht, numri është i kufizuar dhe bëhet fjalë për rreth 10 mijë viza puna që lëshon ambasada gjermane në Prishtinë.

Afrim Kololli nga DACH Kosova ka treguar se si po ecën përzgjedhja e aplikantëve dhe cilat data po trajtohen.

Ai ka bërë me dije se, sipas informacioneve që posedon, në ambasadën gjermane në Prishtinë, janë duke u trajtuar aplikimet e muajit tetor të vitit të kaluar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat