Zhbllokimi i Kuvendit, Krasniqi propozon – ja si mund të fitojnë të gjitha palët

Aktuale

Zhbllokimi i Kuvendit, Krasniqi propozon – ja si mund të fitojnë të gjitha palët

Nga: N.E Më: 24 korrik 2025 Në ora: 13:13
Albert Krasniqi

Albert Krasniqi nga Demokracia plus (D+) ka dhënë një propozim interesant për zhbllokim të kuvendit dhe ngërçit të krijuar në politikë.

Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook, propozon që Glauk Konjufca të propozohet për kryetar dhe Albulena Haxhiu për nënkryetare.

“Meqenëse Glauk Konjufca është i pranueshëm nga partitë opozitare për Kryetar të Kuvendit, Lëvizja Vetëvendosje mund ta propozojë atë për këtë pozitë, ndërsa Albulena Haxhiun si nënkryetare të Kuvendit (për të cilët grupet parlamentare kanë diskrecion të plotë se kë propozojnë)”, ka shkruar Krasniqi.

Pas konstituimit të Kuvendit, sipas Krasniqit, Konjufca mund ta autorizojë Haxhiun të ushtrojë detyra e kryetares dhe pastaj të jap dorëheqje nga posti i kryetarit.

“Pas konstituimit të Kuvendit, Glauk Konjufca mund ta autorizojë Albulena Haxhiun që të ushtrojë detyrat e Kryetares dhe më pas të japë dorëheqje nga posti i Kryetarit (kjo mund të bëhet edhe pa autorizim të posaçëm, sipas Rregullores së Kuvendit).

Në këtë mënyrë, edhe opozita fiton, duke mos e votuar Haxhiun drejtpërdrejt për Kryetare, ndërsa Vetëvendosje e ruan efektivisht Haxhiun në krye të Kuvendit. Rregullorja nuk parasheh ndonjë afat se sa gjatë një nënkryetar mund të ushtrojë detyrat e Kryetarit”, ka shtuar Krasniqi.

Ai këtë e konsideron fitore për të gjithë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat