Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje do të mbajë mbledhje para fillimit të seancës konstituive.
Kështu tha deputeti i kësaj partie Arbër Rexhaj derisa u pyet se çfarë u diskutua në takimin e sotëm mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, raporton kp.
Rexhaj: Jemi në mbledhjen e GP-së dhe do ta diskutojmë
“Ne kemi ardhur këtu për të votuar edhe detyrën tonë dhe përgjegjësinë tonë si deputet për ta ushtruar, atë që na ka dhënë qytetari i Republikës së Kosovës. tash nëse më pyesni mua se a ka ndonjë të re, jemi në mbledhjen e grupit parlamentar dhe do ta diskutojmë... (Pyetje se a do të kthehen në votim të hapur). Unë po flas për detyrat e mia si deputet, por edhe për detyrat të cilat na takojnë si përfaqësues të qytetarëve të Republikës e natyrshëm deri sot ky prolongim që është bërë mendoj që është e padrejtë që ne ja bëjmë qytetarëve, tash ideja votim i hapur e votim i mbyllur mendoj që nuk çon peshë. Mirëpo në thelb pra prej fillimit ka ekzistuar ideja e opozitës që ta bllokojë kuvendin”, u shpreh ai.