Trupi i pajetë i personit të zhdukur në Ujman u gjet nga FSK-ja

Aktuale

Trupi i pajetë i personit të zhdukur në Ujman u gjet nga FSK-ja

Më: 29 korrik 2025 Në ora: 16:40
Ujman

Forcat e Armatosura të Kosovës kanë gjetur trupin e pajetë të Rrahim Latifit, personit që u shpall i zhdukur tash e dy ditë pasi kërceu nga ura e Ujmanit.

Media raportoi pak më parë se trupi i të ndjerit tashmë është gjetur.

FSK-ja tha se angazhimi i tyre në gjetjen e trupit të pajetë erdhi pas ftesës së Qendrës së Situatave të Qeverisë së Kosovës, dhe koordinimeve me partnerët për angazhimin e Ekipeve të FSK-së.

Kështu, Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka urdhëruar ekipet e Kërkim Shpëtimit në Ujëra, për realizimin e operacionit humanitar në kërkim të personit të raportuar si i zhdukur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat