Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po qëndron në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo në Washington D.C u takua me Zëvendës Sekretarin amerikan të Shtetit Christopther Landau.
Në këtë takim, Osmani u njoftua zyrtarrisht se Administrata Trump ka miratuar vazhdimin e programit të MCC-së për Kosovën.
Shefja e shtetit të Kosovës, tha se ky program ka një ndikim transformues për sektorin e energjisë dhe zhvillimin ekonomik të vendit tonë.
“Lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën! Mirënjohje e thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Osmani .