Hasani rreth ndryshimit të ligjit për Specialen: Jemi vonë, asgjë s’mund të bëjmë

Aktuale

Hasani rreth ndryshimit të ligjit për Specialen: Jemi vonë, asgjë s’mund të bëjmë

Më: 3 gusht 2025 Në ora: 18:03
Nait Hasani

Deputeti i betuar i PDK-së, Nait Hasani ka thënë se tanimë është vonë të ndryshohet ligji për Gjykatën Speciale.

Hasani tha se edhe po të ndryshohej ligji, asgjë nuk mund të bëhej më, pasi sipas tij, misioni tanimë është kryer.

“Mendoj që është vonë. Me pasë mundësi, sot e kisha ndërru. Kemi pasur një mundësi, ata që flasin sot e kanë pasur një mundësi ta bëjnë, në 2019. Por hezituan, u frikësuan”, u shpreh Hasani.

“Jemi vonë, edhe me ndryshu ligjin, asgjë s’mund të bëjmë. Është kryer misioni, tani kemi vetëm 15 dëshmitarë të mbrojtjes”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat