“Përmes shtagës, e kanë pa që ka zvarritje”, familjari tregon si u gjet trupi i Enver Bajraktarit

Aktuale

“Përmes shtagës, e kanë pa që ka zvarritje”, familjari tregon si u gjet trupi i Enver Bajraktarit

Më: 5 gusht 2025 Në ora: 13:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë e ndodhur në fshatin Baicë të Lipjanit ka tronditur tërë vendin. Më saktësisht bëhet fjalë për vrasjen e Enver Bajraktarit i cili fillimisht u raportua i zhdukur e më pas trupi i pajetë i tij u gjet i varrosur.

Rreth këtij rasti janë prononcuar për media familjarët e tij.

Njëri nga ta, i pyetur se si u gjet vendi i varrosjes së viktimës, tha se fillimisht ‘’kanë hi me vezhgu, ata vëzhguesit e kamerave e kanë gjet tani që lëvizja e fundit u kanë të kjo shtëpia këtu. Në bazë të atyhit janë ardh kanë lyp qetu. Ata djemtë që kanë ardhë, tu lyp nëpër arë përmes shtagës, tani aty e kanë pa që ka zvarritje’’.

Ai ka folur edhe për viktimën, duke thënë se i njëjti ‘’nuk supozohet’’ që ka pasur probleme me dikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat