Gjendja alarmante e e pllakës përkujtimore në Drenas, avokati befason me pamjet – ja mesazhi i tij

Aktuale

Gjendja alarmante e e pllakës përkujtimore në Drenas, avokati befason me pamjet – ja mesazhi i tij

Nga: A.M. Më: 5 gusht 2025 Në ora: 14:33
Foto nga vendngjarja

Avokati Gazmend Halilaj ka publikuar disa pamje nga një pjesë e oborrit të komunës së Drenasit, ku ndodhet pllaka përkujtimore me emrat e të gjithë dëshmorëve të kësaj komune.

Në pamjet e publikuara në Facebook, shihet gjendja e rënduar dhe e neglizhuar e hapësirës përreth pllakës, që sipas Halilajt reflekton mungesën e kujdesit institucional, transmeton "Bota sot".

Ai thekson se kjo pllakë nuk është mirëmbajtur asnjëherë që nga përfundimi i luftës, duke shprehur zhgënjim për këtë neglizhencë të vazhdueshme.

Halilaj u shpreh se për këtë situatë nuk janë përgjegjëse vetëm institucionet apo organizatat që veprojnë në emër të luftës, por edhe shoqëria në tërësi, që ka lejuar që emrat e atyre që kanë derdh gjak të jenë në këtë gjendje të mjerueshme.

Pamjet: 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat