Kurti kujton heroizmin e zjarrfikësit Osmanaj në përvjetorin e rënies

Aktuale

Kurti kujton heroizmin e zjarrfikësit Osmanaj në përvjetorin e rënies

Më: 8 gusht 2025 Në ora: 18:36
Foto nga takimi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, Genc Metaj, vizituan sot familjen e zjarrfikësit Sefadin Osmanaj në një vjetorin e rënies së tij në krye të detyrës.

Zyra për Informim e Kryeministrit bën të ditur se në Vitomiricë të Pejës, në shtëpinë e familjes Osmanaj, u pritën nga babai Shaban Osmanaj, bashkëshortja Gjejrane dhe dy djemtë e tij, Erjoni dhe Edi.

“Gjatë kësaj vizite, bashkë me familjarë, ata vendosën lule të freskëta pranë varrit dhe përmendores të tij Trubuhoc të komunës së Istogut”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Sefadin Osmanaj do të kujtohet gjithmonë me mirënjohje të thellë për përkushtimin e tij ndaj detyrës dhe profesionit fisnik të zjarrfikësit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat