Gazetari reagon ashpër pas tragjedisë në Gjilan: Po tentojnë t’ia lënë fajin Albinit…

Aktuale

Gazetari reagon ashpër pas tragjedisë në Gjilan: Po tentojnë t’ia lënë fajin Albinit…

Nga: A.M. Më: 11 gusht 2025 Në ora: 07:43
Vjosa Osmani, Prindon Sadriu, Mefail Shkodra (i dyshuari për vrasje) dhe Albin Kurti

Gazetari Jeton Sopa ka reaguar ashpër pas rastit tragjik që ndodhi në Gjilan, ku mbetën të vdekur 3 persona.

Ai në një postim në Facebook kritikoi ashpër tendenca për ta “lidhur” kryeministrin në detyrë Albin Kurti, me të dyshuarin kryesore për vrasje, duke ia publikuar një foto të tyre bashkë.

“A jeni tu i pa telallët e prontoprokurorise e gjykatave qysh rastin tragjik ku mbeten 3 persona të vrarë në Gjilan po tentojnë me ja lanë fajet Albinit?

Ata po i publikojnë në mënyrë selektive fotot e vrasësit që paska foto rasti me Albinin i cili njëherit paska foto me të gjithë politikanët.

A ndërkohë po e heshtin skandalin që ky krimineli paska dosje të trashë penale për një sërë krimesh që kanë të bëjnë me fajde e detyrim”, shkroi Sopa, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

A jeni tu i pa telallët e prontoprokurorise e gjykatave qysh rastin tragjik ku mbeten 3 persona të vrarë në Gjilan po tentojnë me ja lanë fajet Albinit?

Ata po i publikojnë në mënyrë selektive fotot e vrasësit që paska foto rasti me Albinin i cili njëherit paska foto me të gjithë politikanët.

A ndërkohë po e heshtin skandalin që ky krimineli paska dosje të trashë penale për një sërë krimesh që kanë të bëjnë me fajde e detyrim.

Vitin e kaluar ky kriminel qenka arrestu për fajde nga policia e Kosovës ndërkohë gjykata padyshim në koordinim me prokurori e paskan liru me u mbrojtë në liri dhe ky sot ua mori lirinë tre personave.

Padyshim se përgjegjës kryesor për këtë rast tragjik janë prokurorêt edhe gjyqtarët që e kanë liru këtë superkriminel.

Ama kta tuxharët e prontos nuk i kërkojnë përgjegjësi prokurorisë e gjykatave sepse siç e dini k'ta janë në aleancë me ta prandaj k'ta shpifin lirshëm e shantazhojnë njerëz se e kanë shpinën e sigurt dhe nuk i ndjek askush.

Në shtetet demokratike minimalisht ishin shkarku dhe ndjekë penalisht  gjyqtarët e prokurorët që kanë qenë përgjegjës për këtë rast ndërsa këtu te ne s'është çudi që i ngrisin në detyrë...!

KRIMINELA.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat