Ardian Gola zyrtarizohet kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Gjakovës

Aktuale

Ardian Gola zyrtarizohet kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Gjakovës

Më: 12 gusht 2025 Në ora: 23:00
Ardian Gola

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar sot Ardian Golën si kandidat për kryetar të komunës së Gjakovës.

Në ceremoninë e prezantimit ka marrë pjesë edhe kryetari i VV-së, Albin Kurti, raporton IndeksOnline.  

Pasi ka marrë besimin e partisë për kandidature, ka ardhë edhe reagimi nga Gola.

 “Me dashuri e përgjegjësi, për Gjakovën! 🫶”, ka qenë përshkimi që Gola i ka bërë fotografisë ku shfaqet në shoqëri të Albin Kurtit dhe një numri të madh përkrahësish.

Kujtojmë që LVV fillimisht e kishte nominuar për kandidat për kryetar të Gjakovës Agon Batushën, mirëpo ai është tërhequr nga gara për arsye personale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat