Një muaj paraburgim i është caktuar Ramadan Morinës, i dyshuar për krime të luftës në Kosovë.
Vendimi u mor sot nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Në dosjen e organeve të drejtësisë, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se Morina kishte marrë pjesë në vrasjen e 34 civilëve në fshatin Burim të Malishevës.
“Gjykata konstatoj se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri R.M. nëse gjendet në liri, mund të arratiset duke pasur parasysh faktin se ai ka shtetësinë e Serbisë, ka vendbanimin e përhershëm në Serbi, andaj ka gjasa reale se mund të arratiset dhe i njëjti mund të jetë i pa arritshëm për fazat tjera të procedurës penale, gjithashtu Gjykata konstaton se nëse i pandehuri lihet në liri paraqet rrezik real se i njëjti mund të identifikoj dëshmitarët dhe të ushtroj ndikim tek të njëjtit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.