Haradinaj kërkon mbështetjen e Finlandës për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Aktuale

Haradinaj kërkon mbështetjen e Finlandës për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Më: 19 gusht 2025 Në ora: 12:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin finlandez, Matti Nissinen.

Haradinaj e falënderoi atë për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë mandatit në Kosovë.

“Biseduam për zhvillimet në vend, në fushën politike dhe atë të sigurisë, ku theksoi nevojën për mbështetjen e mëtejme të Finlandës në synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian”, deklaroi Haradinaj.

Postimi i plotë:

Finlanda ka dëshmuar partneritet të fuqishëm në shtetbërjen e vendit tonë dhe në forcimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar.

Sot, në takimin lamtumirës me Ambasadorin e Finlandës, z. Matti Nissinen, e falënderova për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë mandatit në Kosovë.

Biseduam për zhvillimet në vend, në fushën politike dhe atë të sigurisë, ku theksova nevojën për mbështetjen e mëtejme të Finlandës në synimin tonë për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat