Mbyllet seanca pas dështimit të Haxhiut e Gërvallës – tentimi i ri të premten
Ka përfunduar seanca e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Fillimisht, LVV-ja nominoi Albulena Haxhiun, e cila nuk mori votat e mjaftueshme.
Pastaj, Glauk Konjufca nominoi Donika Gërvallën, e cila njëjtë si Haxhiu, mori vetëm 57 vota.
Kështu, kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari njoftoi për përfundimin e seancës së sotme.
E radhës u caktuar për datën 22 gusht, në orën 11:00.
Gërvalla dështon të zgjidhet kryeparlamentare
Donika Gërvalla nuk arriti të zgjidhej kryeparlamentare, pasi nuk i mori 61 votat e nevojshme. Ajo mori 57 vota për, 56 kundër dhe 3 abstenuan.
Pas kësaj, Dehari ndërpreu seancën, e cila do të vazhdojë më 22 gusht.
LVV propozon Donika Gërvallen për kryeparlamentare
Glauk Konjufca e propozoi Donika Gërvallën për kryeparlamentare, pasi Haxhiu dështoi të zgjidhej.
Sërish avazi i vjetër, Albulena Haxhiu s’kalon
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sërish, pas një pushimi rreth 3 javësh, në tentim për të zgjidhur nyjën për zgjedhjen e kryetarit.
Lëvizja Vetëvendosje, si grupi më i madh parlamentar që i takon e drejta për të propozuar emrin e kryetarit të Kuvendit, ka propozuar sërish deputeten Albulena Haxhiu.
Megjithatë, as kësaj radhe, sikurse në pesë herët e kaluara, nuk arriti t’i marrë 61 votat e nevojshme që të marrë drejtimin e Kuvendit.
GP i LVV-së votoi pro, PDK, LDK dhe AAK kundër, kurse Nisma abstenoi.
Limaj tregon nëse ka pasur tjetër takim me Kurtin
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka treguar para mediave nëse ka pasur një tjetër takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.
Ai tha se nuk ka pasur, dhe theksoi se Nisma nuk ka votë për Albulena Haxhiun pa një marrëveshje politike.
“Me shpresën që gjërat tashmë janë më të qarta sesa para aktgjykimit. Presin që seancat të vazhdojnë sipas udhëzimit të aktgjykimit dhe pastaj të shohim si do të rrjedhin gjërat. Jo nuk kemi pasur takim. Presim që gjërat të jenë të qarta pas aktgjykimit të Kushtetutës. Mundësitë janë të hapura gjithmonë. Votimi ynë është ai që ka qenë gjithmonë, nuk kemi votë pa një marrëveshje politike”, tha Limaj
Krasniqi: Kandidatin që propozohet për kryetar do ta votoj ‘pro’
Deputeti i zgjedhur nga Grupi Multietnik, Elbert Krasniqi ka thënë se çdo kandidat që do të propozohet nga Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit do të voton ‘pro’.
Krasniqi këto komente i bëri pak para vazhdimit të seancës konstituive.
Krasniqi: Kandidati që propozohet do ta votoj pro
“Si në çdo seancë tjetër edhe në këtë seancë kandidati që propozohet do të votoj pro edhe kështu do të vazhdoj”, tha ai.
Pas tri javësh, sot do të vazhdoj seanca konstituive të cilës i parapriu publikimi i plotë i aktgjykimit për ngërçin politik në vend nga Gjykata Kushtetuese.
Sipas këtij aktgjykimi brenda 30 ditësh duhet të ndodh konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe emri i kandidatit apo kandidates së propozuar për kryekuvendar nuk mund të votohet më shumë se tri herë./
Bajrami: Momenti i fundit që LVV-ja të propozojë kandidat tjetër
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të propozojë një kandidat tjetër për kryetar të Kuvendit.
Pak para nisjes së seancës, Bajrami tha se LVV-ja duhet të reflektojë pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.
Ajo përmendi dy mënyra që, sipas saj, çojnë në zgjidhjen e situatës: me konsensus për një kandidat të pranueshëm nga ana e Vetëvendosjes ose me marrëveshje politike.
Kuvendi ende i zbrazët, veç LDK-ja në sallë
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të duhej të fillonte në orën 11:00.
Mirëpo salla është pothuajse e zbrazët pasi brenda saj janë veç deputetët e LDK-së.
Deliu-Kodra: Do të votojmë kundër Albulena Haxhiut
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra pak para seancës konsituive të Kuvendit të Kosovës tha se përfaqësuesit publikë duhet të mësohen që aktgjykimet e tilla as të mos vihen në dilemë.
Ajo tha se sot do të marrin pjesë në votim, duke paralajmëruar votë kundër Albulena Haxhiut.
“Kosova sot ka probleme shumëfish më të mëdha se a do të zgjidhet apo jo Albulena Haxhiu kryetare e Kuvendit.
PDK-ja ka refuzuar të bëhet shkelëse e Kushtetutës. Ne do ta respektojmë aktgjykimin, do të votojmë kundër Albulena Haxhiut”, tha ajo.
Hajdari fton deputetët të kryejnë obligimin e tyre
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari pak para se të nis vazhdimi i seancës konstituive ka ftuar deputetët e të gjitha partive ta kryejnë obligimin e tyre.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Hajdari nuk u përgjigj kur u pyet nëse Albulena Haxhiu a do të jetë emri që përsëri kjo parti do ta rikandidojë për kryekuvendare.
“I ftoj të gjithë deputetët të kryejnë obligimin e tyre”, tha shkurt ajo.
Pas tri javësh sot do të vazhdojë seanca konstituive të cilës i parapriu publikimi i plotë i aktgjykimit për ngërçin politik në vend nga Gjykata Kushtetuese.
Sipas këtij aktgjykimi brenda 30 ditësh duhet të ndodh konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe emri i kandidatit apo kandidates së propozuar për kryeparlamentar nuk mund të votohet më shumë se tri herë.