Mbi 3 orë pritje në pikat kufitare për dalje nga Kosova

Aktuale

Mbi 3 orë pritje në pikat kufitare për dalje nga Kosova

Më: 21 gusht 2025 Në ora: 11:39

Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra, transmeton KosovaPress.

Pritjet në hyrje raportohen nga 3 deri në 5 minuta në shumicën e pikave kufitare, përveç te Dheu i Bardhë ku pritjet në hyrje raportohen deri në 20 minuta.

Sa i përket daljeve pritjet raportohen deri mbi 3 orë. Mbi 3 orë pritje raportohen në Merdarë, 180 minuta te Dheu i Bardhë, 120-130 minuta në Jarinjë dhe gjysmë ore në Muçibabë dhe Mutivodë.

Përditësimi i fundit ishte në ora 11:03.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat