Xhaferi i LDK: Kurrë s’kam votuar me më shumë kënaqësi ‘kundër’ sa sot ndaj Muratit

Aktuale

Xhaferi i LDK: Kurrë s’kam votuar me më shumë kënaqësi ‘kundër’ sa sot ndaj Muratit

Më: 22 gusht 2025 Në ora: 12:10
Krenar Xhaferi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Krenar Xhaferi, ka thënë se asnjëherë s’ka votuar ‘’kundër’’ me më shumë kënaqësi sesa sot, gjatë votimit për Hekuran Muratin si propozim për kryetar të Kuvendit.

Xhaferi ka thënë edhe se Murati e ka bllokuar me qëllim buxhetin e Prishtinës, dhe e ka ka penguar ekonominë e vendit.

‘‘Asnjëherë nuk kam votuar kundër me më shumë kënaqësi sesa sot. Hekuran Murati, një njeri që ka bllokuar me qëllim buxhetin e Prishtinës ndër vite, që ka penguar ekonominë e vendit dhe i ka fryrë përçarjes politike, normalisht nuk mund të ketë votën time. Njerëzit me qasje të tillë duhet të largohen nga udhëheqja politike.

Problemi i ecjes përpara në Kosovë është mendësia e prapambetur politike’’, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat