Adelina Ismajli befason: Shfaqet në tubimin e VV-së në Prishtinë

Aktuale

Adelina Ismajli befason: Shfaqet në tubimin e VV-së në Prishtinë

Më: 28 gusht 2025 Në ora: 09:57
Adelina Ismajli me bashkëshortin në tubimin e VV-së, duke u përshëndetur me kandidatin për Prishtinë; në prapavijë shihet edhe Albin Kurti.

Në tubimin e mbrëmshëm të Lëvizjes Vetëvendosje në kryeqytet, një nga figurat që tërhoqi më shumë vëmendje ishte këngëtarja e njohur Adelina Ismajli.

Prania e saj u pa si e papritur, duke pasur parasysh se ndër vite Adelina është shquar si përkrahëse e Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe shpeshherë është lidhur me qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Vetëvendosje mbrëmë prezantoi kandidatët e saj për Prishtinën në kuadër të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit 2025, ku përveç programit dhe premtimeve elektorale, befasia e madhe për publikun mbeti pjesëmarrja e këngëtares së njohur.

Image
Adelina Ismajli me bashkëshortin në tubimin e VV-së, duke u përshëndetur me kandidatin për Prishtinë.

Ky zhvillim ka ngjallur diskutime në opinionin publik, për faktin se një artiste me profil të lidhur me vizionin rugovian, tash është parë në rreshtat e një partie që shpesh ka qenë kritike ndaj LDK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat