Ngritet aktakuzë ndaj K.M për nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit

Aktuale

Ngritet aktakuzë ndaj K.M për nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit

Më: 28 gusht 2025 Në ora: 13:38
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj K.M për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

Sipas aktakuzës, më 23 janar 2025, në qytetin e Klinës, i pandehuri K.M. ka ndërmarrë veprime që dyshohet se kanë pasur për qëllim nxitjen e urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit mes grupeve me bindje të ndryshme politike.

Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që, pas shqyrtimit gjyqësor, i pandehurit të shpallet fajtorë,.

Si dhe ndaj tij të shqiptohet dënim konform ligjeve në fuqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat