Basha takohet me Vjosa Osmanin për çështje konsultative

Aktuale

Basha takohet me Vjosa Osmanin për çështje konsultative

Më: 1 shtator 2025 Në ora: 13:15
Kryetari i Kuvendit Dimal Basha

Kryetari i Kuvendit Dimal Basha, ka zhvilluar sot një takim konsultativ dhe njoftues me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Ky takim u mbajt në kuadër të bashkëpunimit institucional dhe koordinimit ndërmjet dy krerëve të institucioneve më të larta të vendit.

Detajet rreth përmbajtjes së diskutimeve nuk janë bërë të ditura, por takimi cilësohet si pjesë e përgatitjeve për proceset e ardhshme parlamentare dhe politike në vend.

Kuvendi njoftoi për takimin përmes një njoftimi zyrtar.

“Sot, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Dimal Basha, ka zhvilluar takim konsultativ dhe njoftues me Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat