Zveçan/ Policia gjen armë të fshehura në një gyp në pyll

Aktuale

Zveçan/ Policia gjen armë të fshehura në një gyp në pyll

Më: 2 shtator 2025 Në ora: 18:49
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka vijuar aksionin, ku gjatë ditës gjeti mallra të dyshimta.

Aksioni u zhvendos nga Leposaviqi në Junakë të Zveçanit, aty ku policia gjeti armë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

“…Rreth orës 15:00, Njësiti i Ndërhyrjes së Shpejtë i Policisë kufitare ka gjetur në një gyp të fshehura në pyll tri armë: një pushkë gjysëmautomatike, dy pushkë gjuetie dhe fishekë për të njëjtat.

Njësiti i Hetimeve Rajonale dhe ai për Trajtimin e Mjeteve Eksploduese kanë dalur në vend të ngjarjes dhe kanë konfiskuar të njëjtat” deklaroi Elshani.

Sipas tij, ende nuk ka të arrestuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat