Hidhet shorti, me këta numra garojnë LVV, LDK, PDK, GUXO etj, në zgjedhjet e 12 tetorit

Aktuale

Hidhet shorti, me këta numra garojnë LVV, LDK, PDK, GUXO etj, në zgjedhjet e 12 tetorit

Më: 4 shtator 2025 Në ora: 07:12 Përditësuar në ora: 12:18 më 04.09.2025
Foto ilustrim

​Tërhiqet shorti, kjo është renditja e partive politike në fletëvotim për zgjedhjet e 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Në bazë të shortit Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit do të garoj me numrin 105.

Partia Demokratike e Kosovës në fletëvotim të zgjedhjet lokale garon me numrin 191.

Lidhje Demokratike e Kosovës do të garon në zgjedhjet komunale të 12 tetorit me numrin 113.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet komunale të 12 tetori kandidon me numrin ka numrin 174.

Nisma Socialdemokrate me numrin 186 do të garojnë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Alternativa në zgjedhjet komunale të 12 tetorit garon me numrin 103.

Lista Guxo garon me 118 në zgjedhjet lokal të 12 tetorit.

Lista Serbe në zgjedhjet lokale të 12 tetorit do të garoj me numrin 170.

Kandidati i pavarur për komunën e Drenasit, Ramiz Lladrovci në zgjedhjet komunale të 12 tetorit do të kandidojë me numrin 101.

Kryesuesi i Komisionit Qendsror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi tha se kjo ngjarje është tregues që kemi hyrë në fazën përfundimtare të procesit zgjedhor.

LDK kandidon me numrin 113

Është hedhur shorti për renditjen e partive politike në fletëvotimet e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të garojë me numrin 113.

VV garon me numrin 105 më 12 tetor

Po mbahet ceremonia e hedhjes së shortit për renditjen e partive politike në fletëvotimet e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

Vetëvendosje do të kandidojë me numrin 105

Radoniqi:Zgjedhjet nuk janë veç garë për pushtet, janë themel i demokracisë

Në ceremoninë e tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se procesi për zgjedhjet lokale ka hyrë pothuajse në fazën përfundimtare. Ai tha se zgjedhjet janë themeli i demokracisë.

“Kjo ngjarje ka simbolikën e vetë pasi thuajse kemi hyrë në fazën përfundimtare të procesit zgjedhor të cilën kemi filluar ta përgatisim që nga muaji qershor. Zgjedhjet janë themeli i një demokracie pasi përmes tyre qytetarët shprehin vullnetin politik duke zgjedhur përfaqësuesit në nivel in qendror dhe lokal. Në këtë drejtim, KQZ ka detyrë të rëndësisë së veçantë, të sigurojë proceset zgjedhore në Kosovë të jenë të lira, të drejta, transparente, të mbështetura në Kushtetutë, Ligjin për Zgjedhjet dhe të mbështetura në standardet më të mira ndërkombëtare”, tha ai para të pranishmëve në këtë ngjarje.

Ai tha se që nga mesi i muajit qershor KQZ-ja  është angazhuar intensivisht për organizimin e këtyre zgjedhjeve dhe se aktivitetet po realizohen sipas planit.

“Sot ndodhemi në një fazë të rëndësishme të procesit zgjedhor, sepse pas tërheqjes së shortit, KQZ do të miratojë dizajnin për përmbajtjen e fletëvotimeve për të mundësuar nga 17 shtatori fillimin e votimit me postë për mbi 46 mijë votues jashtë Kosovës. Gjithashtu aktiviteti i sotëm i hapë rrugë subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre që nga 13 shtatori të fillojnë zyrtarisht fushatën zgjedhore”, shtoi tutje ai.

Radoniqi, si drejtues i KQZ-së u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike e kandidatëve që të angazhohen për një proces zgjedhor duke respektuar ligjet e rregullat zgjedhore në fuqi.

“Zgjedhjet nuk janë vetëm një garë për pushtet, por edhe një proces i rëndësishëm për demokracinë. Vlerësoj që secili prej nesh ka përgjegjësi për mbarëvajtjen e këtij procesi”, deklaroi Radoniqi.

Ndërkohë, paraprakisht zëdhënësi Valmir Elezi tregoi se për Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit, janë të certifikuara 93 subjekte politike, prej të cilave: 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur.

“Numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 5,626 kandidatë, prej të cilëve 206 kandidatë për Kryetarë të Komunave dhe 5,420 për anëtarë të Kuvendeve Komunale”, deklaroi ai.

Drejtpërdrejt - Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike

Mbi 90 përfaqësues të subjekteve politike sot do të tërheqin shortin për renditjen e tyre në fletëvotimet e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

Kjo është konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotime është një proces i hapur, duke garantuar transparencë e plotë dhe trajtim i barabartë i të gjitha subjekteve politike”, deklaroi ai.

Tërheqja e shortit nis nga ora 11:00 dhe zhvillohet te komuna e vjetër.

Ndryshe, fushata për zgjedhjet e muajit të ardhshëm nis më 13 shtator dhe përfundon para hapjes së qendrave të votimit më datën 12 tetor, në orën 06:59.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat