Kolona të gjata në rrugën Prishtinë-Pejë pas aksidentit afër Sllatinës

Aktuale

Kolona të gjata në rrugën Prishtinë-Pejë pas aksidentit afër Sllatinës

Më: 8 shtator 2025 Në ora: 18:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në Fushë Kosovë, përkatësisht afër Sllatinës, ku janë përfshirë një kamion dhe disa vetura.

Nga ky aksident janë krijuar kolona të mëdha në tërë Fushë Kosovën dhe në rrugën Prishtinë-Pejë..

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla tha për kp se nga ky aksident janë pranuar 4 persona në Qendrën Emergjente teksa gjendja e tyre është stabile.

“Katër persona janë duke u trajtuar në Qendrën Emergjente. Gjendja stabile është për të gjithë”, tha Syla.

Ndërkohë kolonat vazhdojnë të jenë të gjata akoma në Vragoli. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat