Kadri Kryeziu sulmon Enver Hasanin: “E ka humbur kthjelltësinë, shpërndan vetëm mjegull”

Aktuale

Kadri Kryeziu sulmon Enver Hasanin: “E ka humbur kthjelltësinë, shpërndan vetëm mjegull”

Nga: A.SH Më: 11 shtator 2025 Në ora: 07:43
Enver Hasani, Kadri Kryeziu

Juristi Kadri Kryeziu ka reaguar ashpër ndaj ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, duke e akuzuar atë se ka humbur kthjelltësinë dhe shpeshherë nuk e di as vetë çfarë thotë.

Në një reagim të publikuar në Facebook, Kryeziu u shpreh:

“Enver Hasani, fatkeqësisht, prej kohësh e ka humbur kthjelltësinë dhe tashmë shpesh nuk e di as vetë çfarë thotë. Herë flet tepër, herë belbëzon pa thënë gjë me vlerë, duke shpërndarë vetëm mjegull.”

Reagimi në Facebook:

Enver Hasani, fatkeqësisht, prej kohësh e ka humbur kthjelltësinë 🤯 dhe tashmë shpesh nuk e di as vetë çfarë thotë. Herë flet tepër, herë belbëzon pa thënë gjë me vlerë, duke shpërndarë vetëm mjegull 🌫️.

Kushtetuta e Kosovës është ndërtuar mbi parimet e Planit të Ahtisarit 📜, i cili e përkufizon Kosovën si një shoqëri multietnike brenda një shteti unitar 🇽🇰 me demokraci përfaqësuese – jo si një shtet multietnik me demokraci konsociacionale ❌.

Por si mund t’i dijë këto Enveri? Ai kurrë nuk ka qenë pjesë e ndonjë procesi të rëndësishëm shtetformues në këtë vend ⚖️.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat