“Ishte patriot e jo servil”/ Ish-komandanti i UÇK-së: Amerika po vepron me Kurtin si dikur me Nexhat Dacin

Aktuale

“Ishte patriot e jo servil”/ Ish-komandanti i UÇK-së: Amerika po vepron me Kurtin si dikur me Nexhat Dacin

Nga: A.SH Më: 14 shtator 2025 Në ora: 07:20
Albin Kurti

Ish-komandanti i UÇK-së, Hafir Hoxha, ka deklaruar se SHBA-ja e kishte larguar dikur Nexhat Dacin nga skena politike sepse ishte patriot e jo servil.

Sipas tij, i njëjti skenar po përsëritet sot me kryeministrin Albin Kurti.

“Të jesh servil në dëm të vendit tënd, me pranue ndarjen, nuk është patriotizëm”, ka theksuar Hoxha, duke i quajtur “servila” ata që, sipas tij, nuk e kuptojnë këtë realitet.

Postimi i plotë:

Amerika e ka pas largue Nexhat Dacin nga fuqia politike në KS sepse ishte patriot e jo servil, njejtë po veprojnë tani me Kurtin! Të jesh servil në dëm të vendit tënd (me pranue ndarjen) nuk është patriotizëm! Këtë frikë do ta kuptoni ju disa servila!!!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat