Çfarë deklaroi Jelena Gjukanoviq për akuzat për spiunazh?

Aktuale

Çfarë deklaroi Jelena Gjukanoviq për akuzat për spiunazh?

Më: 16 shtator 2025 Në ora: 16:38
Jelena Gjukanoviq

U soll duarlidhur në gjykatore.

Jelena Gjukanoviq, akuzohet për spiunazh tek BIA serbe për vite me radhë.

Shpërndarjen e informacioneve të ndjeshme, ajo sipas prokurorisë e bëri duke përdorur pozitën e saj si zyrtare e Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Prokurori special, Bekim Kodraliu, gjatë leximit të aktakuzës shpjegoi lidhjet dhe mënyrën e shpërndarje së këtyre informacioneve.

Këto akuza, Gjukanoviq nuk i pranoi.

“Nuk e pranoj fajësinë”.

Ajo gjatë dhënies së të dhënave personale, theksoi se ende është e punësuar në OSBE.

“Tani jam në mungesë, por ende jam e punësuar në OSBE”.

Mbrojtja e Gjukanoviq, kërkoi rishikim të masës së paraburgimit.

“Meqë nuk ka asnjë dëshmitar që do të thirret për të dëshmuar dhe të gjithë provat materiale Prokuroria Speciale i ka siguruar, konsideroj se nuk ka arsye që Gjukanoviq të qëndroj në paraburgim, pasi nuk ekziston rreziku i ndikimit në dëshmitarë apo në prova”, deklaroi avokati.

Mbrojtja brenda 15 ditësh, kanë të drejtë të kundërshtojnë aktakuzën dhe provat për këtë vepër penale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat