Kryetari i Kushtetueses zhvillon bisedë telefonike me drejtorin për Evropën Perëndimore dhe Qendrore në DASH

Aktuale

Kryetari i Kushtetueses zhvillon bisedë telefonike me drejtorin për Evropën Perëndimore dhe Qendrore në DASH

Më: 17 shtator 2025 Në ora: 10:53
Foto ilustrim

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Nexhmi Rexhepi ka zhvilluar një bisedë telefonike me Drejtorin për Evropën Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mark Fleming. 

Në njoftim thuhet se biseda u fokusua në punën e deritanishme të Gjykatës Kushtetuese dhe rolin e saj në ruajtjen dhe forcimin e sundimit të ligjit në vend, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Rexhepi e falënderoi Fleming për telefonatën dhe shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së SHBA-së për punën dhe pavarësinë institucionale të Gjykatës Kushtetuese

“Kryetari Rexhepi e falënderoi z. Fleming për telefonatën dhe shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së SHBA-së për punën dhe pavarësinë institucionale të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat