E thotë Lladrovci: Memli Krasniqi më kërkoi me e shkel ligjin për një uzurpator

Aktuale

E thotë Lladrovci: Memli Krasniqi më kërkoi me e shkel ligjin për një uzurpator

Më: 18 shtator 2025 Në ora: 08:20
Ramiz Lladrovci

Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Drenasit, njëherësh kryetari aktual, Ramiz Lladrovci, ka hedhur akuza ndaj kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Lladrovci në emisionin “Këndi i Debatit”, ka thënë se Krasniqi i ka kërkuar atij të mos ndërmarrë masa ligjore kundër një uzurpatori në Komunën e Drenasit.

“Partia Demokratike e Kosovës ka marrë vendim kundër tre drejtorave në Gjilan kur e kanë prishur bashkëqeverisjen me Vetëvendosjen, pra i ka shkarkuar me vendim, ndërsa te unë asambleistat që vepronin kundër meje ishin bërë grup e i thoja kryetarit të partisë reflekto sepse po ma ndalin zhvillimin e komunës dhe ai nuk ka marrë asnjëherë asnjë masë.

Memli nuk mund të them që nuk më ka ndihmuar, por e ka një temë Memli që më ka kërkuar të mos marrë masa dhe unë jam duke marrë masa dhe sigurisht edhe ajo e bën atë të kalojë në anën tjetër sepse nuk po e përfilli diçka që po ma kërkon e që është e kundërligjshme. Më ka kërkuar të mos marrë masa ndaj një uzurpatori në Drenas, më ka thënë lëre të ecë..”, ka deklaruar Lladrovci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat