Përparim Dushkolli, viktima tjetër e aksidentit të sotëm në Zajm të Klinës

Aktuale

Përparim Dushkolli, viktima tjetër e aksidentit të sotëm në Zajm të Klinës

Më: 23 shtator 2025 Në ora: 17:10
Përparim Dushkolli

Është konfirmuar edhe viktima e dytë e aksidentit që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në fshatin Zajm të Klinës.

Media mëson se bëhet fjalë për Përparim Dushkollin, nga fshati Korroticë e Epërme e Drenasit.

Për vdekjen e tij kanë njoftuar edhe të afërmit.

“Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të shokut tonë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve. Qoftë i paharruar kujtimi i tij, i pastë dritë shpirti!”, thuhet në një nga reagimet prekëse të të afërmve”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat