Ditë më parë, ndërsa po mbahej Asambleja e 80-të e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (AP-OKB) në New York të SHBA-së, e ku liderët e Kosovës, presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti zhvilluan takime të me liderë botërorë, Serbia përdori propagandën kundër shtetit tonë.
Të mërkurën, në rrugët e New York-ut është vërejtur një mbishkrim skandaloz në një mjet lëvizës, ku thuhet: "Kurti dhe regjimi i tij po arrestojnë dhe shqetësojnë fëmijët serbë".
E njëjta narrativë po tentohet të paraqitet nga disa qarqe dhe opinionistë të ndryshëm edhe në brenda Kosovës.
Këtë e ka vënë re deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, i cili ka shkëputur një pjesë të një debati ku një analist (Xhevdet Smakiqi) thotë se “Kurti do të hyjë në listë të zezë të Amerikës për përndjekje të serbëve”.
E sipas deputetit Rrustemi, kjo deklaratë është në një linjë me propagandën serbe në New York.
“Propaganda serbe që e pamë para disa ditësh në Neë York për kinse përndjekje të serbëve të Kosovës nga Qeveria Kurti, shumë shpejt paska arritë edhe në Prishtinë”, shkruan ai në postimin e tij në Facebook.