Hyseni para qytetarëve të Gjilanit: Përfundimi na nxjerr fitues të padiskutueshëm

Aktuale

Hyseni para qytetarëve të Gjilanit: Përfundimi na nxjerr fitues të padiskutueshëm

Më: 12 tetor 2025 Në ora: 23:14
Alban Hyseni

Kandidati i VV-së për Gjilanin, Alban Hyseni ka folur para qytetarëve të kësaj komune, duke i falënderuar të gjithë për mbështetjen.

Ai u shpreh se përfundimi do t’i nxjerr fitues, siç tha ai, të padiskutueshëm.

“Para numërimit të votave dhe rezultateve, më lejoni që nga thellësia e shpirtit dhe zemrën të iu falënderoj të gjithëve për përkrahjen dhe mbështetjen tuaj”.

“Ka qenë një muaj fushatë e jashtëzakonshme që kemi takuar me mijëra njerëz, kemi realizuar me qindra takime dhe kemi gjetur ngrohtësi kudo që kemi shkuar dhe me këdo që jemi takuar deri sonte”.

“Ne kemi paralajmëruar qysh në fillim që gara në Gjilan do të jetë normalisht e vështirë, por do të ketë vetëm një përfundim dhe ky përfundim nga numërimi që e kemi marrë deri tash dhe nga ai pak numërim që ka mbetur që të bëhet, bashkë me votat me kusht e me diasporën, me zemrën e shoqërisë e të vendit tonë, na nxjerr neve fitues të padiskutueshëm”, u shpreh tutje Hyseni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat