E pazakontë në Gjakovë, kandidati që vdiq para pak javësh merr 52 vota

Aktuale

E pazakontë në Gjakovë, kandidati që vdiq para pak javësh merr 52 vota

Më: 13 tetor 2025 Në ora: 08:41
Nikollë Perkaj

Në zgjedhjet lokale të së dielës në komunën e Gjakovës, qytetarët kanë gjetur në listën e kandidatëve edhe emrin e të ndjerit Nikollë Perkaj, ish-kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat Shqiptar.

Madje, ai ka marrë edhe vota.

Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Nikollë Perkaj ka marrë 52 vota në këto zgjedhje.

Image
KQZ

Perkaj kishte ndërruar jetë disa muaj më parë pas një aksidenti trafiku, por për shkak të afateve ligjore dhe procedurave zgjedhore, emri i tij kishte mbetur në listën zyrtare të kandidatëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat