Rexhaj e quajti “kauboj” dhe foli për “humbjen e veriut”, Fahri Xharra i përgjigjet ashpër: Veton Elshani i del zot Kosovës!

Aktuale

Rexhaj e quajti “kauboj” dhe foli për “humbjen e veriut”, Fahri Xharra i përgjigjet ashpër: Veton Elshani i del zot Kosovës!

Nga: A.SH Më: 15 tetor 2025 Në ora: 11:04
Fahri Xharra

Publicisti Fahri Xharra ka reaguar ashpër ndaj një deklarate të Sali Rexhajt, në të cilin ai ka shkruar se “humbja në veri do t’i ketë pasojat e veta” dhe se “Veton Elshani nuk mund të shitet më si kauboj”.

Xharra e ka cilësuar këtë deklaratë si të papranueshme, duke dalë në mbrojtje të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.

“Si mendon ky njeri në foto, që Veriu të jetë ai i pas luftës? Si guxon të ofendojë trimin e Policisë së Kosovës, Veton Elshanin?”, ka shkruar Xharra në reagimin e tij.

Ai ka theksuar se deklaratat e tilla janë të dëmshme në një kohë kur veriu i vendit kërkon unitet dhe mbështetje për institucionet e sigurisë. Sipas tij, përpjekjet për ta relativizuar rolin e policisë në veri u shërbejnë atyre që duan rikthimin e ndikimit serb në Kosovë.

“Nëse Serbia kthehet, nuk kthehet si doni ju, por ajo do ta kërkojë Kosovën në tërësi e pastaj i sulet Shqipërisë. Ju që e doni Serbinë në Kosovë, ta dini se Kosova ka edhe burra e gra të tjera që i dalin zot Atdheut”, ka theksuar Xharra.

Postimi i plotë:

Miq të nderuar,

Deri më tani , shpifjet, sharjet ndërmjet partive i kam konsideruar si "luftë zgjedhore", një llojē i njohur për Kosovē , Maqedoni shqiptare dhe Shqipëri.

Me programet e porositura të fundit doli në pah e vërteta, që ështē njē luftē e organizuar të kēthehet Serbia në Veriun e Kosovēs, ashtu si ç' ishte e paraparë viteve te hershme tê Kosovēs së pasluftes.

Nëse Serbia këthehet, nuk këthehet si doni ju, por ajo do tē kërkonē Kosovēn në teresi dhe pastaj i sulët Shqipērisē..

Ju që e doni Serbinē në Kosovē, ta dini se Kosova ka edhe burra gra tjera që i dalin zot Atdheut

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat