Presidentja Osmani priti në takim Kryemyftiun e Kosovës, Naim Tërnava

Aktuale

Presidentja Osmani priti në takim Kryemyftiun e Kosovës, Naim Tërnava

Më: 16 tetor 2025 Në ora: 19:19
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë takimit Kryemyftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Kryemyftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.

Osmani dhe Tërnava diskutuan për angazhimin e BIK-ut në forcimin e pozitës ndërkombëtare të shtetit, traditën e tolerancës ndërfetare dhe nevojën për vazhdimin e kultivimit të saj.

Postimi i plotë:

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Kryemyftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, me të cilin diskutoi për angazhimin e BIK-ut në forcimin e pozitës ndërkombëtare të shtetit, traditën e tolerancës ndërfetare dhe nevojën për vazhdimin e kultivimit të saj.

Presidentja Osmani vlerësoi lart kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës në kultivimin e harmonisë ndërfetare, e cila përbën një nga vlerat më të çmuara të shoqërisë kosovare dhe një model i dallueshëm në rajon.

Ajo theksoi se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve shtetërore dhe bashkësive fetare është thelbësor për një shoqërie të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat