Akuzat për korrupsion, Fark Mujka e Hysen Muzliukaj dalin para gjykatës

Aktuale

Akuzat për korrupsion, Fark Mujka e Hysen Muzliukaj dalin para gjykatës

Më: 20 tetor 2025 Në ora: 09:22
Foto nga seanca

Ka filluar seanca gjyqësore ndaj Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt, lidhur me akuzat për korrupsion të ngritura nga Prokuroria Speciale.

Sipas aktakuzës Mujka në cilësinë e nënkryetarit të Komunës së Mitrovicës.

Ndërsa Muzliukaj në cilësinë e Drejtorit për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me rastin e këmbimit të pronës së ish-Bankosit me pronë private.

Mujka akuzohet edhe për mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë, me arsyetimin se në cilësinë e kryeshefit ekzekutiv të Ibër-Lepencit nuk i deklaroi 60 mijë e 50 eurot që iu sekuestruan në shtëpi. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat