LIVE: KQZ publikon rezultatet preliminare – kush po humb me rezultat të ngushtë e kush po fiton bindshëm?

Aktuale

LIVE: KQZ publikon rezultatet preliminare – kush po humb me rezultat të ngushtë e kush po fiton bindshëm?

Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 07:12 Përditësuar në ora: 18:50 më 09.11.2025
Balotazhi sot do të zhvillohet në 18 nga 38 komuna sa ka vendi, pasi këto komuna nuk arritën ta zgjedhin kryetarin në rundin e parë të zgjedhjeve lokale më 12 tetor.

Mbi 375 mijë qytetarë votuan deri në orën 18:30

Sot po mbahen zgjedhjet për balotazh në Kosovë.

375 mijë e 803 votues në raundin e dytë të zgjedhjeve që po zhvillohet në 18 komunat e Kosovës që shkuan në balotazh.

Pjesëmarrja në përqindje është 28,54%.

Numri i votuesve në Listën e Votuesve është 1 milionë 316 mijë e 672 votues.

Komuna me dalje rekord deri tani më numër të votuesve

Sot po mbahen zgjedhjet për balotazh në Kosovë.

Qytetarët e Mamushës deri në këto momente po mbajnë numrin rekord me daljen e tyre në vendvotime sipas KQZ.

Mamusha është komuna aktualisht me numrin më të madh të votuesve.

Sipas KQZ  atje kanë votuar rreth 65.12 % deri në orën 17:49

Pjesëmarrje e lartë e votuesve në Obiliq deri në ora 17:00

Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë përditësimin e të dhënave të pjesëmarrjes së votuesve deri në ora 17:00.

Deri në këtë orë pjesëmarrje goxha e lartë e votuesve është parë në Komunën e Obiliqit.

11 mijë e 243 qytetarë kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar apo kthyer në përqindje është mbi 42 përqind.

Të drejtë vote në këtë komunë kanë 26 mijë e 210 qytetarë.

Kujtojmë në që garë për balotazh janë kandidati LDK-së, Xhafer Gashi dhe ai i Vetëvendosjes, Halil Thaçi.

Më pak se dy orë para mbylljes së qendrave të votimeve, kjo është për qindja e pjesëmarrjes së qytetarëve në balotazh

KQZ ka publikuar të dhënat e radhës nga numri i qytetarëve që kanë marrë pjesë deri në ora 17:34 në raundin e dytë për balotazhin e zgjedhjeve lokale.

Kur kanë mbetur më pak se dy orë deri te mbyllja e qendrave të votimit në 18 komunat ku po organizohet balotazhi në Kosovë, numri i qytetarëve që kanë marrë pjesë deri tani në votim është 362 mijë e 753, transmeton KosovaPress.

Ky numër (362 mijë e 753) i votuesve paraqet 27.55% të numrit të përgjithshëm të qytetarëve që kanë dalur për të votuar deri tani.

Kujtojmë që nga 18 komunat ku organizohet balotazhi të drejtë vote kanë 1 milion e 316 mijë e 672 qytetarë.

Në kryeqytet deri tani kanë votuar 78 mijë e 376 qytetarë nga 222 mijë e 418 me të drejtë vote apo 35.24%.

Pjesëmarrja në Prishtinë deri në orën 17:00 mbi 35%

Sipas të dhënave të përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në kryeqytet kanë votuar 78 mijë e 278 qytetarë nga gjithsej 222 mijë e 418 sa janë të regjistruar në listën e votuesve.

Nga 268 vendvotime, deri në këtë orë janë procesuar 264, që përfaqësojnë 98.51 për qind të të gjitha vendvotimeve në territorin e komunës së Prishtinës.

Procesi zgjedhor po zhvillohet qetë dhe pa ndonjë incident të raportuar, ndërsa pritet që në orët e fundit para mbylljes të ketë një rritje të pjesëmarrjes.

KQZ do të vazhdojë me përditësimet periodike për pjesëmarrjen dhe më pas me publikimin e rezultateve preliminare të raundit të dytë për kryetar të Komunës së Prishtinës.

Ja sa qytetarë votuan deri tani në Fushë Kosovë

Sot po mbahen zgjedhjet për balotazh në Kosovë.

Në mesin e komunave që po votohet në balotazh është edhe Fushë Kosova.

Qytetarët e kësaj komune u janë drejtuar sot kutive të votimit, për të votuar për Besnik Osmanin e LDK-së apo Valon Prebrezën e VV-së.

Deri në orën 15:00, sipas të dhënave të KQZ-së, kanë votuar 25.31 për qind, apo 12.936 votues.

17.24 për qind e qytetarëve votuan deri tani në Gjakovë

Sot po mbahen zgjedhjet për balotazh në Kosovë.

Edhe në Komunën e Gjakovës qytetarët kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar në balotazh.

Sipas të dhënave të KQZ-së, deri në ora 15:00 në këtë komunë kanë dalë 17.24 për qind apo 21.007 qytetarë.

Në këtë komunë në balotazh përballen Ardian Gjini i AAK-së dhe Ardian Gola i VV-së.

Pula: Dy personat e ndaluar në Fushë Kosovë për ryshfet mund të dënohen 1-5 vite burgim, edhe në Pejë kemi një rast cenim të votës

Koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokurorja Laura Pula ka thënë se deri më tani nuk kanë pasur ndonjë incident shumë të madh të raportuar.

Pula ka thënë së është rasti në Fushë Kosovë ku dy persona janë ndaluar lidhur me veprën penale të marrjes dhe dhënies së ryshfetit.

“Personat janë ndaluar dhe kjo vepër mund të ndëshkohet me 1 deri në 5 vite burgim dhe hetimet ndaj tyre do të vazhdojnë. Meqenëse jemi në fazën e mbledhjes së informacioneve nuk do të lëshohesha në detaje”, ka thënë Pula.

Ajo ka shtuar se është evidentuar edhe një rast në Pejë, lidhur me veprën penale “cenim i fshehtësisë së votimit”.

Kjo është dalja e qytetarëve deri në 15:00, KQZ sqaron çështjen e votimit të personave me asistencë

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka dalë me rezultatet mbi pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet e sotme për kryetarë në 18 komuna të Kosovës, si dhe ecurinë e procesit zgjedhor, raporton KosovaPress.

Në një konferencë për media, kryesuesi i KQZ-së Kreshnik Radoniqi ka thënë se nuk është shënuar ndonjë parregullsi që do të ndikonte në ecurinë procesit zgjedhor.

Radoniqi: 273 mijë e 666 qytetarë shfrytëzuan të drejtën e votës deri në ora 15:00

“Në të gjitha ato raste ku ka paqartësi ose problematika të ndryshme, KQZ-ja është duke i trajtuar në kohë në afatin më të shpejtë të mundur duke i dhënë zgjidhje, duke u mbështetur në të dhënat preliminare që kemi marrë nga rreth 95 për qind të vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në ora 15:00 është 273 mijë e 666 votues apo 20.78 për qind. Në raundin e parë në këto 18 komuna kishin votuar 25.33 për qind apo 333 mijë e 489 votues...”, ka thënë ai.

Radoniqi ka sqaruar edhe rreth rastet e ankesave për personat me aftësi të kufizuar gjatë procesit të votimit.

Radoniqi: Kemi ankesa për votimin me asistencë

“Në procesin e deritanishëm të votimit kemi pasur disa ankesa për votimin me asistencë për hir të informimit korrekt e shohim të nevojshme që sqarojmë se votimi me asistencë për persona të kufizuar, ata që nuk mund ta mbushin dhe nuk mund ta hedhin fletëvotimin është i garantuar me Ligjin për zgjedhjet me rregullore të KQZ-së. Kjo nuk nënkupton që në emër të kësaj të drejte të garantuar të abuzohet dhe në këtë kategori të tentojnë të hyjnë persona që nuk kanë aftësi të kufizuar. Sipas rregullores së KQZ-së, me qëllim të mënjanimit të keqpërdorimit është përdorur që aftësia e kufizuar e votuesit duhet të dëshmohet përmes dokumentit përkatës”, ka thënë Radoniqi.

Sot në Kosovë qytetarët vendosin për fatin e kryetarëve në 18 komuna, në të cilat nuk pati fitues në raundin e parë më 12 tetor.  

Rastet e fotografimit të votave në Fushë Kosovë, Bogujevci jep detaje

Dy raste të fotografimit të votës janë regjistruar në qendrën e votimit “Daut Bogujevci” në Bresje të Fushë-Kosovës, dhe dy persona janë ndaluar me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Menaxherja e kësaj qendre, Shkurte Bogujevci ka thënë se rasti i parë i fotografimit të votës ka ndodhur rreth orës 8:30 dhe i dyti në ora 10:30.

Bogujevci për KosovaPress tregoi se edhe disa persona të moshuar kanë protestuar në shenj pakënaqësie për shkak se iu mohua e drejta për të votuar me asistencë pa diagnozë mjekësore.

Bogujevci: Lloj protestë nga pleqtë që kanë kërkuar asistencë

“Gjithçka është në rregull për momentin nuk kemi asnjë problem kemi pas pak e shumë si një lloj protestë nga pleqtë që kanë kërkuar asistencë pa diagnozë por gjithçka ka shkuar në rregull”, tha ajo.

Persona e ndaluar janë të moshës se mesme dhe nuk i takojnë asnjë subjekti politik, raporton KosovaPress.

Bogujevci: Policia e rastit e ka marr rastin

“Përveç dy rasteve që kemi pas janë lajmëruar Policia e Kosovës, prokuroria është duke u marr…të moshës së mesme kanë qenë janë zënë duke fotografuar votën dhe nga kryesuesit janë lajmëruar menjëherë tek menaxheri i qendrës dhe policia e rastit e ka marr rastin”, tha ai.

Sipas menaxher së qendrës së votimit “Daut Bovujevci” në Fushë-Kosovë deri në ora 13:00 kanë votuar 561 qytetarë nga gjithsej 4 mijë e 784 qytetarë me të drejtë vote.

Bogujevci: Numri është më i vogël deri në këtë moment

“Të drejtë vote kanë 4 mijë e 784 deri ora 13:00 në bazë të statistikave 561… numri është më i vogël deri në këtë moment” tha ajo.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njoftoi se në Komunën e Fushë Kosovës, me vendim të Prokurorit të shtetit, janë ndaluar dy persona, për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Dhënia dhe marrja e ryshfetit në lidhje me votimin’’.

Në komunën e Fushës-Kosovës të drejtë vote kanë 51 mijë e 110 votues të cilët mund të votojnë në gjithsej 16 qendra votimi me gjithsej 59 vendvotime.

Në 18 komuna të Kosovës po zhvillohet rundi i dytë zgjedhor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat