Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka votuar sot në Fakultetin Filologjik, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmijët.
Pas votimit, Çeku tha se me këtë ditë po përmbyllet cikli i zgjedhjeve lokale, duke ftuar qytetarët e Prishtinës që të dalin në votime dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike.
“Sot po e përmbyllim këtë cikël të zgjedhjeve lokale me votën tonë. Uroj që gjithçka të jetë në rregull, të jetë një ditë e mbarë për qytetin tonë dhe për demokracinë tonë”, tha ai.
Çeku shtoi se shpreson që katër vitet e ardhshme të jenë të mira për Prishtinën, pavarësisht rezultatit përfundimtar, duke uruar që qytetarët t’i presë një periudhë pozitive përpara.